​Krasniqi: Urojmë që festat tjera t’i festojmë bashkë me krerët e UÇK-së që janë në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e festës së Fitër Bajramit ka bërë thirrje që vlerat e këtij muaji të na përcjellin edhe në 11 muajtë tjerë të këtij viti, pasi ato janë të domosdoshme për shoqërinë. I pari i PDK së gjithashtu ka uruar që festat tjera në Kosovë të…

Lajme

30/03/2025 10:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e festës së Fitër Bajramit ka bërë thirrje që vlerat e këtij muaji të na përcjellin edhe në 11 muajtë tjerë të këtij viti, pasi ato janë të domosdoshme për shoqërinë.

I pari i PDK së gjithashtu ka uruar që festat tjera në Kosovë të festohen së bashku edhe me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë.

“Shpresojmë që këto vlera të vazhdojnë edhe në 11 muajtë tjerë sepse janë të rëndësishme dhe të domosdoshme për shoqërinë tonë dhe po ashtu si në çdo festë tjetër shfrytëzoj rastin që prej këtu tua urojmë festën e Bajramit miqve tanë, udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themeluesve të saj, të cilët janë në Hagë, duke uruar që bajramet e ardhshme dhe festat tjera t’i festojmë bashkërisht këtu në Kosovë”, tha Krasniqi.

BIK-un po e vizitojnë dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare dhe liderë të partive.