Krasniqi tregon se a do të donte të ishte kandidat për kryeministër në vend të Bedri Hamzës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kandidati i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza është njeriu më i duhur për të drejtuar Qeverinë e Kosovës. Ai ka treguar se si ndjehet që nuk është vetë kandidat për kryeministër. “Zotin Hamza e kam propozuar unë. Pjesa…

Lajme

03/01/2025 21:14

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se kandidati i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza është njeriu më i duhur për të drejtuar Qeverinë e Kosovës.

Ai ka treguar se si ndjehet që nuk është vetë kandidat për kryeministër.

“Zotin Hamza e kam propozuar unë. Pjesa kryesore e preokupimit tim ka qenë që vërtetë që Bedriu duke qenë një njeri shumë serioz, shumë i kujdesshëm dhe shumë i përgjegjshëm, pjesa e parë e rëndësishme ka qenë që ta bindi që ai ta marrë këtë barrë, sepse është njeriu më i duhur për Kosovën sot. Jo në asnjë moment nuk kam asnjë dyshim për këtë çështje.

Për mua ka qenë më e rëndësishme me vendos para qytetarëve njeriun më të mirë para qytetarëve për kryeministër dhe ky është Bedri Hamza. Unë e falënderoj që PDK më ka mbështet në këtë propozim timin dhe sot besoj që secili e ka të qartë që ky ka qenë vendimi i duhur.”, ka thënë Krasniqi për gazetën online Reporteri.net.