Krasniqi takohet me Kallas-in: PDK gjithmonë e gatshme për të dhënë kontributin e saj për zgjidhjen e krizës politike
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar sot me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas që po qëndron për vizitë në Kosovë. Krasniqi me anë të një postimi tha se diskutoi me Kallasin për zhvillimet politike në vend, shkruan lajmi.net “Znj. Kallas e njoftova se PDK ka dhënë dhe mbetet gjithmonë e gatshme të…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar sot me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas që po qëndron për vizitë në Kosovë.
Krasniqi me anë të një postimi tha se diskutoi me Kallasin për zhvillimet politike në vend, shkruan lajmi.net
“Znj. Kallas e njoftova se PDK ka dhënë dhe mbetet gjithmonë e gatshme të japë kontributin e saj në zgjidhjen e krizës aktuale politike, si dhe në mbrojtjen e interesit qytetar dhe shtetëror.”, tha i pari i PDK-së.
Tutje, Krasniqi shtoi se i kërkoi angazhimin e saj për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Postimi i plotë:
Sonte, pata kënaqësinë ta takoj znj. Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, gjatë vizitës së saj në Kosovë.
Diskutuam për zhvillimet politike në vend dhe për nevojën për stabilitet institucional dhe përparim të Kosovës drejt integrimit evropian.
Znj. Kallas e njoftova se PDK ka dhënë dhe mbetet gjithmonë e gatshme të japë kontributin e saj në zgjidhjen e krizës aktuale politike, si dhe në mbrojtjen e interesit qytetar dhe shtetëror.
Në takim kërkova edhe angazhimin e saj për heqjen sa më të shpejtë të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, si një shenjë konkrete për të ardhmen evropiane të vendit tonë dhe për avancimin e marrëdhënieve Kosovë – BE.
PDK mbetet e përkushtuar ndaj vlerave perëndimore, bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe avancimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Mirënjohës për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të znj. Kallas për vendin tonë./lajmi.net/