Krasniqi takohet me ambasadorin gjerman, e njofton për qëndrimet e PDK-së pas aktgjykimit të Kushtetueses

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur për një takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Krasniqi ka biseduar me ambasadorin gjerman për dalje nga ngërçi në Kuvend pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. “Diskutuam për zhvillimet më të fundit politike, qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike, në…

Lajme

08/07/2025 16:52

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur për një takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Krasniqi ka biseduar me ambasadorin gjerman për dalje nga ngërçi në Kuvend pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Diskutuam për zhvillimet më të fundit politike, qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për zërin e tij të qartë në mbrojtje të demokracisë dhe funksionalitetit institucional.