Krasniqi: Suksese vajzave dhe djemve tanë në Tokio 2020
Pas një vonese një-vjeçare për shkak të pandemisë, Lojrat Olimpike të Tokios u çelën zyrtarisht të premten me një ceremoni modeste, por megjithatë festive. Aty po përfaqësohet edhe Kosova.
Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar vajzat dhe djemtë sportistë të Kosovës të cilët po marrin pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Deklarata e plotë e kreut të PDK-së në Facebook:
Kosovë, dashuria jonë e përjetshme e krenaria jonë e madhe! Shumë suksese vajzave dhe djemve tanë në Tokyo 2020!. /Lajmi.net/