Krasniqi: S’ka Status të Kandidatit për në KiE, derisa Kosova është nën masa nga BE-ja

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se vonesat në marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në KiE janë peng i obligimeve të pakryera nga Kurti dhe Qeveria e tij. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se deri  Kosova është nën masa të BE-së, s’ka status të kandidatit. Ajo ka shtuar se ndryshimi…

Lajme

15/12/2024 23:49

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se vonesat në marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në KiE janë peng i obligimeve të pakryera nga Kurti dhe Qeveria e tij.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se deri  Kosova është nën masa të BE-së, s’ka status të kandidatit.

Ajo ka shtuar se ndryshimi është i domosdoshëm dhe se atë e bën LDK.

“Vonesat në marrjen e Statusit Kandidat për anëtarësim në BE janë peng i obligimeve të pakryera nga Albin Kurti dhe Qeveria e tij. Nuk ka Status të Kandidatit derisa Kosova është nën masa të BE-së, e marrim Raport të Vendit (Progresit) negativ si ky i fundit, që është më i dobëti që ka marrë Kosova ndonjëherë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i saj i plotë në Facebook: