Krasniqi “rrëfehet” te Cliff-i për rastin “Kleçka”

Një delegacion i partisë politike, Nisma për Kosovën, i udhëhequr nga kryetari i Këshillit Kombëtar të këtij subjekti politik, Jakup Krasniqi, janë takuar sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff.

Lajme

13/03/2015 16:40

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Nisma, Krasniqi gjatë bisedës më ambasadorin Cliff, i ka shprehur këtij të fundit shqetësimet për ngjarjet e fundit politike, me theks të veçantë, skandalin e fundit të EULEX-it, lidhur me rigjykimin e rastit “Kleçka”.

“Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik të akredituar në Kosovë, udhëheqësit e Nismës për Kosovën, të kryesuar nga Kryetari i Këshillit Kombëtar, z. Jakup Krasniqi, sot kanë zhvilluar takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Ian Cliff”, thuhet në këtë njoftim të Nismës.

“Në takimin e zhvilluar mes udhëheqësve të Nismës për Kosovën dhe Ambasadorit britanik, z. Ian Cliff, është diskutuar për situatën  aktuale, ku Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, z. Jakup Krasniqi i ka shprehur shqetësimet e Nismës rreth skandalit të fundit të EULEX-it në rastin Kleçka, të publikuara ditë më parë në gazetën Koha Ditore”, thuhet në këtë njoftim të Nismës.