Krasniqi reagon pasi PDK-ja u bë anëtare e LIBSEEN: Do të punojmë për një të ardhme evropiane për Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas anëtarësimit të PDK-së në rrjetin e Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN).

Lajme
Përmes një postimi në Twitter, Krasniqi ka thënë se PDK, është e përkushtuar që të punojnë për një të ardhme evropiane për Kosovën, shkruan lajmi.net.
Ai po ashtu ka falënderuar Roman Jakiq, i cili është kryetar i Rrjetit Liberal të Evropës Juglindore, për mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë PDK-së.
“I lumtur të njoftoj se Partia Demokratike e Kosovës është bërë anëtare e plotë e LIBSEEN. Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për një të ardhme evropiane për Kosovën dhe të gjitha vendet në Evropën Juglindore. Falënderoj Roman Jakiq dhe të gjithë miqtë e tjerë të LIBSEEN për mbështetjen. Faleminderit Ilhan Kyuchyuk për udhëheqjen e tij” ka thënë Krasniqi.
Happy to announce that @pdkzyrtare has become a full member of @libseen. We are committed to work together for a European future for ?? and all countries in #SEE. Grateful to @romanjakic and all other #LIBSEEN friends for the support. Thanks to @ilhankyuchyuk for his leadership.
— Memli Krasniqi (@MemliKrasniqi) May 14, 2022