Krasniqi-qytetarëve: Më 9 shkurt, guxoni, besoni dhe votoni për një Kosovë më të mirë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që me 9 shkurt të dalin dhe të votojnë. Ai përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve, ka shprehur idenë dhe vizionin për një Kosovë më të mirë, shkruan lajmi.net. “Imagjinoni një Kosovë ku çdo qytet, çdo fshat dhe çdo qytetar jeton më mirë. Me…

Lajme

13/01/2025 12:49

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që me 9 shkurt të dalin dhe të votojnë.

Ai përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve, ka shprehur idenë dhe vizionin për një Kosovë më të mirë, shkruan lajmi.net.

“Imagjinoni një Kosovë ku çdo qytet, çdo fshat dhe çdo qytetar jeton më mirë. Me Bedri Hamzën si kryeministër, ky vizion nuk është vetëm i mundshëm, por është i pashmangshëm”, tha Krasniqi në deklaratën e tij.

Ai tha se përkushtimi i PDK-së për një Kosovë më të mirë është që të ofrojë zgjidhje konkrete për sfidat që përballen qytetarët e Kosovës.

Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që më 9 shkurt të dalin dhe të bëjnë ndryshimin duke votuar për PDK-në dhe vizionin e saj për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar.

“Prandaj, me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131,” përfundoi ai.

Video: