Krasniqi: Qytetarët po paguajnë çmimin për teatrin politik të VV’së, Kushtetuta vlen vetëm kur i konvenon

Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se qytetarët janë ata që po e paguajnë çmimin më të lartë për “teatrin politik” të partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje. Për VV-në, ai ka thënë se Kushtetuta e ligjet vlejnë vetëm kur i konvenojnë. ‘‘Qytetarët e Republikës së Kosovës po e paguajnë çmimin më…

Lajme

03/05/2025 16:11

Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se qytetarët janë ata që po e paguajnë çmimin më të lartë për “teatrin politik” të partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje.

Për VV-në, ai ka thënë se Kushtetuta e ligjet vlejnë vetëm kur i konvenojnë.

‘‘Qytetarët e Republikës së Kosovës po e paguajnë çmimin më të lartë për këtë teatër politik të partisë së parë, që sillet sikur Kushtetuta, ligjet dhe procedurat vlejnë vetëm kur i konvenojnë. Nëse nuk i ke numrat, dhe dëshiron zhbllokim institucional, atëherë ndrysho kandidaten që ka dështuar disa herë. Mos e mbani peng shtetin për inate apo interesa partiake!’’, ka shkruar ai.