Krasniqi: Qeveria shantazh opozitës, për t’i blerë me nja në vend pune

Ish kryetari i Kuvendit, njërit numri dy i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, thotë se koalicioni qeverisës po shantazhon, kërcënon dhe joshë njerëz të opozitës për vende te punës (zv.ministra e në diplomaci).

Lajme

10/01/2015 18:51

Sipas tij, ata duhet ta ndërprenë çdo formë te pazareve për blerjen e njerëzve të opozitës me parat publike. 

Ngase, sipas Krasniqit, kështu mund të zgjidhet problemi i ndonjë profiteri apo edhe halli i ndonjë individi, por kurrë jo problemet që jeni të thirrur t’i zgjidhni, pasi ato janë tepër komplekse për rezonin tuaj politik, intelektual, atdhetar e profesional. 

Në një shkrim autorial, Krasniqi ua bënë me dije kabinetit qeverisës se çka qytetarët kanë të drejtë e çka vet ata, qeveritarët janë të kufizuar ta bëjnë. 

Shkrimi i tij i plotë i Krasniqit: 

KRYEMINISTËR PËRQENDROU NË QEVERISJEN E VENDIT 

Ditë më parë, Nisma për Kosovën i tregoj opinionit të gjerë, se qeveria e Kosovës së varfër, ka kabinetin më të madh qeveritar në Evropë, se po përgatitet të ketë një numër enormë te zv.ministrave, numër që nuk e gjënë në asnjë kabinet tjetër qeveritar ne boten demokratike?!. Se nga kjo përbërje e Kabinetin qeveritar do te shpenzohen shuma të mëdha të parasë publike. Është e qartë, shteti ynë nuk e ka luksin të shpenzoi shuma të mëdha të parasë publike për salltanetet e qeveritarëve të shumtë e të panevojshëm. Situata ekonomike dhe politike në vend, e sidomos ikjet e qytetarëve për një jetë më të sigurt e të dinjitetshme, është duke trokitur fuqishëm në ndërgjegjen e çdo qeveritare (te koalicionit të madh qeverisës), për një qeverisje ekonomike në shërbim të qytetarëve, në mënyrë që atyre tu kthehet shpresa dhe besimi i humbur me të drejtë, tek njerëzit që po qeverisin me Kosovën. 

Është në obligimin e këtij koalicioni qeverisës që një herë e mirë t’i depolitizoj te gjithë shërbimet publike (arsimin, shëndetësinë e policinë) dhe administratën shtetërorë, nga politizimi i skajshëm, pasi Kosova dhe buxheti i saj është i te gjithë qytetarëve të Kosovës e jo vetëm i fanatikëve te partive politike te koalicionit (shpeshherë pa përgatitjen e duhur intelektuale e profesionale). Kështu ky koalicion qeverisës duhet ta ndërpres çdo formë të shantazhit, kërcënimit dhe joshjes se njerëzve të opozitës për vende te punës (zv.ministra e diplomaci). Ata duhet ta ndërprenë çdo formë te pazareve për blerjen e njerëzve te opozitës me parat publike! Me këto veprime, ju edhe mund ta zgjidhni problemin e ndonjë profiteri apo edhe hallin e ndonjë individi, por kurrë jo problemet që jeni te thirrur t’i zgjidhni, pasi ato janë tepër komplekse për rezonin tuaj politik, intelektual, atdhetar e profesional. 

Qeveritarët e koalicionit qeverisës, gjithë angazhimin e tyre politik, gjithë angazhimet e parasë publike, gjithë përgjegjësitë e tyre profesionale, intelektuale e politike duhet t’i orientojnë në krijimin e kushteve, për ndaljen e trendit te ikjes se qytetarëve nga Kosova. Kjo është çështja kryesore sot! Ky është obligimi i tyre kushtetues, ligjor e përfaqësues. Natyrisht që ky trend nuk ndalet pa politika të qarta programore e zhvillimore, te cilat po i mungojnë Kosovës që 15 vjet. Ne këto politika duhet të përqendrohet Kryeministri dhe vartësit e tij te koalicionit, e jo në pazaret e cekura politike (pazare xhambazësh), pasi ato pazare mund vetëm ta zgjasin agonin e keq qeverisjes në Kosovë ( për çka si duket është formuar ky koalicion), por nuk zgjidhin asnjë problem evident i qytetarëve tanë. 

Ju, krerët e institucioneve te Kosovës, si dhe vartësit e juaj, duhet ta ushtroni e edukoni mënyrën e komunikimit me qytetarët, pasi ju keni obligime për kualitetin e jetës së tyre. Ata e kanë edhe të drejtën që të janë edhe “shigjetarë të lirë”! Juve u mungon ky komoditet!