Krasniqi pret në takim gruan e Thaçit dhe atë të Veselit në 25-vjetorin e PDK-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim bashkëshorten e Hashim Thaçit, Lumijen dhe bashkëshorten e Kadri Veselit Violetën. Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha se urimet në këtë 25 vjetor, fatkeqësisht nuk ishin të plota. “Urimet që i shkëmbyem për këtë 25 vjetor,…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim bashkëshorten e Hashim Thaçit, Lumijen dhe bashkëshorten e Kadri Veselit Violetën.
Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook tha se urimet në këtë 25 vjetor, fatkeqësisht nuk ishin të plota.
“Urimet që i shkëmbyem për këtë 25 vjetor, fatkeqësisht nuk ishin të plota, sepse sot më tepër se çdoherë ndjehej mungesa e dy liderëve tanë”, ka shkruar Krasniqi.
Ai tutje tha se sot më shumë se mall ndjejnë krenari që pjesë e rrugëtimit janë dy burrështetas të guximshëm.
“Më shumë se mall, sot ndjejmë krenari që pjesë të rrugëtimit tonë jetësor i kemi dy burrështetas të guximshëm që ndryshuan fatin e Kosovës, dy udhëheqës vizionarë që e ngritën, zhvilluan dhe transformuan Republikën tonë, dy çlirimtarë që po vazhdojnë misionin e tyre në mbrojtje të së vërtetës së historisë së vendit dhe popullit tonë”, ka përfunduar Krasniqi. /Lajmi.net/