Krasniqi: Për kryeparlamentar nuk e votojmë asnjë nga anëtarët e Qeverisë Kurti II

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK nuk do ta votojë për kryetar të Kuvendit asnjë nga emrat që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti 2. Tutje, Krasniqi tha se nuk e ka propozuar asnjë emër për të ruajtur parimin që propozimi i takon partisë së parë. “Unë nuk kam dhënë…

Lajme

15/05/2025 21:43

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se PDK nuk do ta votojë për kryetar të Kuvendit asnjë nga emrat që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti 2.

Tutje, Krasniqi tha se nuk e ka propozuar asnjë emër për të ruajtur parimin që propozimi i takon partisë së parë.

“Unë nuk kam dhënë propozime të emrave konkret pikërisht për të ruajtur parimin që propozimi i takon partisë së parë. Megjithatë kolegu ynë z.Haradinaj ka propozuar dy emra: zonjën Bogujevci dhe zonjën Selimi të cilat jam i bindur se do t’i merrnin votat. Haradinaj ka thënë publikisht se do t’i votonte. Tani unë po përgjigjem konkretisht këtë që ia kam thënë z.Kurti. Ndoshta është hera e parë që po e them publikisht por qëndrimi i PDK-së është që ne nuk do ta votojmë asnjëherë asnjë nga anëtarët e qeverisë Kurti II sepse konsiderojmë se të gjithë janë përgjegjës për degradimin që e kanë sjellë vendin tonë.”, tha kreu i PDK-së në Dukagjin.