Krasniqi për Ismail Kadare: Gjigant i letrave shqipe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Krasniqi përmes një postimi në Facebook është shprehur se Kadare ishte gjigant i letrave shqipe. “Kadareja, mendja brilante pas veprave të përjetshme si “Kronikë në gur”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli i thyer” dhe dhjetëra veprave të…

Lajme

01/07/2024 14:57

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook është shprehur se Kadare ishte gjigant i letrave shqipe.

“Kadareja, mendja brilante pas veprave të përjetshme si “Kronikë në gur”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Prilli i thyer” dhe dhjetëra veprave të tjera, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në të gjithë botën letrare. Shkronjat dhe fjalët e tij thurën mozaikun e ndërlikuar të shqiptarëve, duke sjellë në jetë betejat tona, triumfet tona dhe shpirtin tonë të palëkundur”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërkaq i pari i PDK-së mes tjerash tha se Kadare ishte më shumë se një shkrimtar, “ai ishte mishërimi i krenarisë shqiptare, fanar i identitetit tonë kombëtar dhe kampion i trashëgimisë sonë letrare dhe kulturore”.

“Prehu në paqe i dashur Ismail Kadare. Fjalët tuaja do të tingëllojnë përgjithmonë në zemrat tona dhe trashëgimia juaj do të vazhdojë të frymëzojë brezat që do të vijnë. Faleminderit që na dhatë dhuratën e tregimit tuaj të jashtëzakonshëm. Do të na mungosh thellësisht, por nuk do të harrojmë kurrë”, ka përfunduar Krasniqi. /Lajmi.net/