Krasniqi për Haxhi Thaçin: Është një humbje e cila bëhet edhe më e rëndë sidomos për shkak të mungesës së prezencës së Thaçit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me zyrtarë të tjerë të shumtë të partisë tashmë kanë arritur në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, për të bërë homazhe tek arkivoli i Haxhi Thaçit. Krasniqi tha se se sot po shprehin respektin maksimal për figurën e Haxhi Thaçit e që është humbje e madhe largimi i tij…

Lajme

18/03/2025 11:18

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me zyrtarë të tjerë të shumtë të partisë tashmë kanë arritur në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, për të bërë homazhe tek arkivoli i Haxhi Thaçit.

Krasniqi tha se se sot po shprehin respektin maksimal për figurën e Haxhi Thaçit e që është humbje e madhe largimi i tij nga kjo botë.

Ai theksoi se dhimbja bëhet edhe më e rëndë për shkak të mungesës së ish-presidentit Hashim Thaçi në varrimin e babait.

“Jam sot këtu bashkë me kolegët e mi nga PDK- por edhe me qytetarë nga mbarë vendi e trojet shqiptare për të shprehur respektin tonë të fundit para përcjelljes në botën e amshueshme për Haxhi Thacin, babait të presidentit Hashim Thaçi. Është një humbje e cila bëhet edhe më e rëndë sidomos për shkak të mungesës së prezencës së Thaçit që nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij”, tha Krasniqi.

Memli Krasniqi tha se së paku në fund të jetës së Haxhi Thaçit, ish-presidenti Thaçi arriti që ta shoh nga afër.

“Së paku në fund të jetës së bacës Haxhi ai pati mundësinë që ta shoh edhe një herë por besoj se është krejtësisht e padrejtë, e paparanueshme dhe e paarsyeshme mungesa e Thaçit sot në varrimin e babait të tij”./Lajmi.net/