Krasniqi për gjuhën e ditëve të fundit të zyrtarëve të VV-së: Strategji e mirëllogaritur komunikimi në këtë fushatë zgjedhore

Albert Krasniqi nga D+, ka shkruar në lidhje me “zbutjen” e gjuhës së zyrtarëve të VV-së gjatë ditëve të fundit, duke ndryshuar drastikisht gjuhën që kishin përdorur gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ditëve në vazhdim. Ai ka thënë se kjo sjellje e moderuar e tyre krijon përshtypje se zyrtarët e VV-së ishin…

Lajme

16/12/2025 18:34

Albert Krasniqi nga D+, ka shkruar në lidhje me “zbutjen” e gjuhës së zyrtarëve të VV-së gjatë ditëve të fundit, duke ndryshuar drastikisht gjuhën që kishin përdorur gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe ditëve në vazhdim.

Ai ka thënë se kjo sjellje e moderuar e tyre krijon përshtypje se zyrtarët e VV-së ishin duke komunikuar me Tokën nga Marsi dhe vetëm tani po i kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre, shkruan lajmi.net.

Krasniqi ka thënë se ata po e zbulojnë vonë realitetin.

“Në thelb, kjo është vetëm pjesë e një strategjie të mirëllogaritur komunikimi në këtë fushatë zgjedhore: një përpjekje për t’u shfaqur më të moderuar dhe për të shtrirë ndikimin te ajo pjesë e elektoratit që kërkon stabilitet, jo tension të përhershëm”, ka shtuar Krasniqi. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: