Krasniqi: PDK nuk do ta votojë raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se nuk ka kuptim të ndryshohet qëndrimi i partisë sa i përket votimit të raportit për verifikimin e mandateve, nëse nuk ndryshohen rrethanat. Memli Krasniqi ka thënë se as PDK nuk do ta votojë raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve. Ai tha se në mungesë të rrethanave dhe…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se nuk ka kuptim të ndryshohet qëndrimi i partisë sa i përket votimit të raportit për verifikimin e mandateve, nëse nuk ndryshohen rrethanat.
Memli Krasniqi ka thënë se as PDK nuk do ta votojë raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve.
Ai tha se në mungesë të rrethanave dhe të vazhdimit të kontekstit të njëjtë, PDK mban qëndrimin e njëjtë.
“Është seanca e njëjtë, por është vazhdimi I saj. Në mungesë të rrethanave dhe vazhdimit të kontekstit edhe qëndrimi vazhdon të jetë i njëjtë”, ka thënë ai./Lajmi.net/