Krasniqi pas takimit me ambasadorin britanik: Bllokada institucionale po dëmton besimin qytetar dhe demokracin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për situatën politike në vend dhe zhvillimet paszgjedhore. Në fokus të bisedës ishte nevoja urgjente për funksionalizimin e institucioneve të reja, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Krasniqi…

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është takuar sot me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për situatën politike në vend dhe zhvillimet paszgjedhore.
Në fokus të bisedës ishte nevoja urgjente për funksionalizimin e institucioneve të reja, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Krasniqi ka theksuar se bllokada aktuale institucionale po e dëmton besimin e qytetarëve dhe po pengon zhvillimin demokratik të vendit, transmeton lajmi.net
“Me Ambasadorin Hargreaves ndava shqetësimet tona për bllokadën aktuale institucionale, e cila po e dëmton besimin e qytetarëve dhe po pengon zhvillimin demokratik të vendit,” u shpreh kryetari i PDK-së.
Ai ritheksoi përkushtimin e PDK-së për të luajtur një rol konstruktiv në mbrojtje të rendit kushtetues, demokracisë funksionale dhe partneritetit të fortë me Mbretërinë e Bashkuar dhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të takoj edhe Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Diskutuam për situatën politike në vend, zhvillimet paszgjedhore dhe nevojën urgjente për funksionalizimin e institucioneve të reja, në përputhje me Kushtetutën.
Me Ambasadorin Hargreaves ndava shqetësimet tona për bllokadën aktuale institucionale, e cila po e dëmton besimin e qytetarëve dhe po pengon zhvillimin demokratik të vendit.
E ritheksova se Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv, në mbrojtje të rendit kushtetues, demokracisë funksionale dhe partneritetit tonë të fortë me Mbretërinë e Bashkuar dhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës./lajmi.net/