Krasniqi në librin e zisë për vdekjen e Kadaresë: Kujtimi për fanarin e letërsisë tonë kombëtare do të jetë i përhershëm

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në emër të tij dhe të partisë që ai drejton ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ismail Kadaresë, në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë. Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se kujtimi për fanarin e letërsisë tonë kombëtare do të jetë i përhershëm, ashtu si krijimtaria e…

Lajme

03/07/2024 14:07

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në emër të tij dhe të partisë që ai drejton ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ismail Kadaresë, në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se kujtimi për fanarin e letërsisë tonë kombëtare do të jetë i përhershëm, ashtu si krijimtaria e tij, sepse në raftet e librave të secilës shtëpi ku flitet shqip, gjithmonë do të jetë së paku një libër i Kadaresë.

“Pena, imagjinata dhe krijimtaria e Ismail Kadaresë na frymëzoi e na edukoi ndër breza. Ai u bë shkrimtari protagonist i letërsisë, qytetërimit dhe mendimit shqiptar, duke e popullarizuar letërsinë shqipe dhe historinë e kulturën e Shqipërisë dhe shqiptarëve në përmasa evropiane dhe botërore. Kujtimi për fanarin e letërsisë tonë kombëtare do të jetë i përhershëm, ashtu si krijimtaria e tij, sepse në raftet e librave të secilës shtëpi ku flitet shqip, gjithmonë do të jetë së paku një libër i Kadaresë”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë: