Të Infektuar: 18.345

Të Shëruar: 15.198

Të Vdekur: 669

Krasniqi në Bruksel takon drejtorin e CEFTA-s, kërkon heqjen e emërtimit ‘UNMIK-Kosovo’

17:42 | 15 Tetor 2020

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, po zhvillon një vizitë zyrtare në Bruksel, ku sot ka takuar drejtorin e CEFTA-s, Emir Gjikiq, me të cilin ka biseduar për ndikimin e pandemisë në fushën e tregtisë, barrierat dhe obligimet që kanë shtetet nënshkruese të CEFTA-s.

Krasniqi ka shprehur qëndrimin e tij dhe të qeverisë sa i përket zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, me ç’rast ka potencuar faktin se shumë prej tyre nuk po zbatohen nga Serbia.

Gjithashtu, vlen të theksohet, se ministri Krasniqi, në këtë takim ka kërkuar që emërtimi “UNMIK-Kosovo” të hiqet dhe të jetë vetëm Kosova, po ashtu, të zbatohet marrëveshja për shenjën e konfirmitetit dhe të njihen kualifikimet profesionale.

Ministri Krasniqi, përveç tjerash, në takimin me drejtorin e CEFTS-s, ka kërkuar që t’i bëhet presion Beogradit zyrtar që bizneset dhe prodhimet e Kosovës të mos kenë pengesa gjatë kalimit transit nëpër Serbi. /Lajmi.net/