Krasniqi: LVV e shndërron edhe vdekjen e njerëzve në propagandë partiake
Analisti Milazim Krasniqi e ka kritikuar VV-në se po e shfrytëzon politikisht dërgimin e FSK-së në veri për gjetjen e trupit të mërgimtarit, i cili dyshohet se është mbytur në liqenin e Ujmanit. Ai ka vlerësuar se LVV-ja e shndërron edhe vdekjen e njerëzve në propagandë partiake. Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka…

Lajme
Analisti Milazim Krasniqi e ka kritikuar VV-në se po e shfrytëzon politikisht dërgimin e FSK-së në veri për gjetjen e trupit të mërgimtarit, i cili dyshohet se është mbytur në liqenin e Ujmanit.
Ai ka vlerësuar se LVV-ja e shndërron edhe vdekjen e njerëzve në propagandë partiake.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kjo propagandë duhet ndalur.
“LVV e shndërron edhe vdekjen e njerëzve në propagandë partiake. Kjo praktikë e ka fillin te propaganda staliniste. Ama kur njerëzit guxojnë e flasin, kësaj propagande i del boja shpejt”, ka shkruar Krasniqi.