Krasniqi, LDK: Ky pushtet po pasurohet me “shpejtësi të shpërndarjes së vajit në tepsi”

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka folur për raportimin e sotëm të ministres Donika Gërvalla në Komisionin parlamentar për Diplomaci, duke thënë se e njëjta i ka ikur ballafaqimit me të vërtetën. Krasniqi ka përmendur edhe super-këshilltarin Gani Jakupi, për të cilin ka thënë se paguhet sa 15 policë, transmeton lajmi.net. “Ministrja Gërvalla edhe sot…

Lajme

24/11/2023 10:31

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka folur për raportimin e sotëm të ministres Donika Gërvalla në Komisionin parlamentar për Diplomaci, duke thënë se e njëjta i ka ikur ballafaqimit me të vërtetën.

Krasniqi ka përmendur edhe super-këshilltarin Gani Jakupi, për të cilin ka thënë se paguhet sa 15 policë, transmeton lajmi.net.

“Ministrja Gërvalla edhe sot i iku ballafaqimit me të vërtetën në Komisionin Parlamentar për Diplomaci, me arsyetime që veç bazë nuk kanë dhe pikërisht atëherë kur pyetet për të bëmat e diplomacisë, sigurisht në dëm të shtetit sepse në dobi nuk ka pasur asgjë, as njohje të reja e as anëtarësime në organizata ndërkombëtare, ndërkohë që paguan Gani Jakupin si këshilltar me 7.500€ në muaj ose nëse e përllogarisim më mirë ai paguhet sa rreth 15 policë ose 75 pensionistë”, ka thënë Krasniqi.

Teksa sipas saj, ky pushtet po pasurohet me “shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi”.

“Ky pushtet që nuk ka marre e as turp, po pasurohet me “shpejtësi të shpërndarjes së vajit në tepsi”!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.