Krasniqi: Kurti s’e ka mbështetjen as votat- kjo është për keqardhje

Edhe pas dështimit të përpjekjes së 14-të për konstituimin e kuvendit, LVV-ja sërish nuk dorëzohet. Menjëherë pas mbylljes së seancës sot, për media  është deklaruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Krasniqi u shpreh se e zgjedhura e VV-së, nuk i ka votat dhe as mbështetjen teksa tha se ndjen keqardhje për situatën e krijuar. “Se…

Lajme

11/05/2025 10:37

Edhe pas dështimit të përpjekjes së 14-të për konstituimin e kuvendit, LVV-ja sërish nuk dorëzohet.

Menjëherë pas mbylljes së seancës sot, për media  është deklaruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Krasniqi u shpreh se e zgjedhura e VV-së, nuk i ka votat dhe as mbështetjen teksa tha se ndjen keqardhje për situatën e krijuar.

“Se ka mbështetjen , si ka votat dhe ska shumicë parlamnetare. Është për keqardhje që përmes votimit të fshehtë të tentohet kjo. Albulena Haxhiu është më e rendësishme se 1 milion qytetar dhe kjo është e dëshmuar. Ka shtete që kanë mbajtur zgjedhje e po mbajnë e do ti zgjedhin institucionet e neve Albin Kurti duke mos i pasur numrat po na mban të bllokuar. I njëjti skenar me rezultatin e njëjtë. I uroj Shqipërisë sot një proces të mbarë dhe zgjidhje të institucioneve që tek ne spo ndodhë shkaku i arbitritetit të Kurtit”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/