Krasniqi: Kurti dhe ministrat po tentojnë të mbajnë pozita ekzekutive e legjislative- e këtë e ndalon Kushtetuta
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit. Pas kësaj, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend. Krasniqit ha se s’mund të votohet një raport i tillë pasi është kundër kushtetues. Ai tha se aktualisht…

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.
Pas kësaj, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend.
Krasniqit ha se s’mund të votohet një raport i tillë pasi është kundër kushtetues.
Ai tha se aktualisht që nga kryeministri Kurti e gjithë ministrat që janë zgjedhur deputet po tentojnë të mbajnë pozitë ekzekutive e legjislative, gjë që e ndalon Kushtetuta e Kosovës.
“E thotë qartë se s’mund të bëhesh deputet nëse je kryeministër apo ministër. E këta janë sepse s’kanë dhënë dorëheqje, por kjo do të zgjidhej lehtë nëse do të jepnin dorëheqje. PDK s’mund të votojnë një raport që është në kundërshtim me Kushtetutën. Nëse do të ndodhë pra dorëheqje nga pozitat ekzekutive atëherë do të ndryshojë situate. Të shohim janë duke u konsultu ma merr mendja se Kuvendi ka mjaftueshëm ekspert ligjorë për të dhënë rekomandime si të shkohet më tej”,tha Krasniqi, transmeton lajmi.net.
Krasniqi tha se s’ka pasur nevojë të shkohet deri këtu nëse Kurti dhe ministrat do të respektonin Kushtetutën e vendit.
“E ne e dimë se këta 10-12 herë i kemi quar në Gjykatë për shkelje të kushtetuese”./Lajmi.net/