Krasniqi kundër dorëheqjes së Kurtit: Le ta përmbyll këtë proces katastrofal që ai e ka nisur
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se kryeministri Kurti nuk duhet të dorëhiqet, ashtu siç po kërkohet nga opozita, por që ai duhet të vazhdojë të qëndrojë në pozitën e tij. Kjo sepse sipas Krasniqit, Marrëveshja në Ohër tashmë është obligative bashkë me Planin franko-gjerman, shkruan lajmi.net. Në këtë formë, thotë ai, kushdo që do…

Lajme
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se kryeministri Kurti nuk duhet të dorëhiqet, ashtu siç po kërkohet nga opozita, por që ai duhet të vazhdojë të qëndrojë në pozitën e tij.
Kjo sepse sipas Krasniqit, Marrëveshja në Ohër tashmë është obligative bashkë me Planin franko-gjerman, shkruan lajmi.net.
Në këtë formë, thotë ai, kushdo që do të vinte pas Kurtit do të duhej t’iu zbatonte të dyja dhe ta mbyllte këtë proces që ai e quan “katastrofal”.
Postimi i plotë:
Për dallim prej të gjithë atyre që kërkojnë largimin e Kurtit nga zyra e kryeministrit, unë mendoj se ai duhet të vazhdojë të mbetet në atë zyrë. Plani franko-gjerman dhe Marrëveshja në Ohër tashmë janë obligative. Kushdo që vjen në qeveri, duhet t’i zbatojë. Prandaj, i vetmi që duhet ta mbyll këtë proces katastrofal është ai që e ka filluar – Albin Kurti. Meqë e ka përjashtuar edhe Kuvendin e edhe Gjykatën Kushtetuese nga vendimmarrja, tash vetëm Kurti është përgjegjës. Lene le ta përfundojë punën, qashtu qysh e ka nisë. /Lajmi.net/