Krasniqi kërkon që edukimi medial dhe fetar të mësohen në shkolla
Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi ka thënë se futja e lëndëve të edukimit media dhe atij fetar në shkolla, është një urgjencë sidomos pas rritjes së ndikimit të lojërave si ajo e Balena Blue.

Lajme
Krasniqi e ka akuzuar ministrin e arsimit, Arsim Bajrami i cili nuk po e kupton këtë urgjencë të shoqërisë kosovare, transmeton lajmi.net
“Edukimi medial si lëndë obligative në shkolla fillore e të mesme është punë urgjente! Këtë urgjencë vetëm tipa si Arsim Bajrami nuk arrijnë ta kuptojnë!”, ka shkruar në facebook Krasniqi.
Ai gjithashtu ka kërkuar edhe futjen e lëndës së edukimit fetar nëpër shkolla, duke thënë se nevojën e kësaj lënde nuk e kuptojnë vetëm institucionet neokoloniale.
“Edukimi fetar si lëndë zgjedhore në shkolla fillore është punë e urgjente! Këtë urgjencë vetëm institucionet me parashenjë neokoloniale nuk arrijnë ta kuptojnë!”, ka shkruar Krasniqi në facebook.
Vetëm sot në Prishtinë në Polici janë lajmëruar gjashtë raste të lojës Balena Blue, nga e cila kanë vdekur qindra të rinj nëpër botë. /Lajmi.net/