Krasniqi: Ka mbaruar koha e fjalëve, dëshmoni që e keni shumicën parlamentare
Pasi Albin Kurti prezantoi emrat e kabinetit qeveritar, kryetari i PDK Memli Krasniqi tha se ka marrë fund koha e fjalëve dhe se është koha që ta vërtetojnë nëse i kanë numrat. “Sot në këtë seancë që do të dhe një qeveri e re nuk dëgjuam një ekspoze por dëgjuam për qeverinë e kaluar. Kanë…
Lajme
Pasi Albin Kurti prezantoi emrat e kabinetit qeveritar, kryetari i PDK Memli Krasniqi tha se ka marrë fund koha e fjalëve dhe se është koha që ta vërtetojnë nëse i kanë numrat.
“Sot në këtë seancë që do të dhe një qeveri e re nuk dëgjuam një ekspoze por dëgjuam për qeverinë e kaluar. Kanë kaluar mbi 8 muaj që jemi të bllokuar, koha e fjalëve ka marr fund, koha është që ta verifikon që keni arritur shumicën parlamentare. Tani ju bëjmë thirrje që ta dëshmoni këtë”, tha Krasniqi.
Teksa ka theksuar se PDK-ja, nuk ka numra për qeverinë “Kurti 3”. /Lajmi.net/