Krasniqi: Jam angazhuar për liri dhe pavarësi – Më është mohuar e drejta më njerëzore, e drejta për ta dashur vendin tim
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka përfunduar deklaratën e tij përmbyllëse në procesin gjyqësor maratonik në Hagë, duke e cilësuar burgimin e tij si të padrejtë dhe duke theksuar angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai deklaroi se regjimi i Sllobodan Millosheviqit solli vuajtje të mëdha, ndërsa theksoi se për më shumë…
Lajme
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka përfunduar deklaratën e tij përmbyllëse në procesin gjyqësor maratonik në Hagë, duke e cilësuar burgimin e tij si të padrejtë dhe duke theksuar angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai deklaroi se regjimi i Sllobodan Millosheviqit solli vuajtje të mëdha, ndërsa theksoi se për më shumë se pesë vjet i është mohuar e drejta për të jetuar në liri në fazën e fundit të jetës së tij.
“Jam angazhuar për liri dhe pavarësi. Pesë vjet më është mohuar e drejta për të jetuar i lirë në fundin e jetës sime. Më është bërë padrejtësi, sepse nuk i kam shkaktuar askujt padrejtësi”, deklaroi Krasniqi. Ai kujtoi edhe kohën kur doli publikisht si zëdhënës i luftës, duke theksuar se rreziqet ishin të mëdha, por se nuk ishte frikësuar.
“Sot ndodhem në vitin e 16 të burgimit për lirinë e popullit tim. Të kalosh 16 vjet burgim është diçka e madhe. Më është mohuar e drejta më njerëzore, e drejta për ta dashur vendin tim”, u shpreh ai.