Krasniqi i NISMA’s i reagon Haradinajt: Kogja me krenari dikur keni prishur grupin tonë parlamentar dhe shoqërinë mes Limajt e Haxhi Shalës
Kandidati për deputet nga NISMA, Vesel Krasniqi i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt pasi ky i fundit deklaroi se nuk i dua votat e Limajt edhe nëse jeta ime varet nga ato. Haradinaj tha se Limaj po bashkëpunon me “mashtruesin” derisa fliste për bashkëpunimin e tij me Kurtin. Krasniqi përmes një postimi në…

Lajme
Kandidati për deputet nga NISMA, Vesel Krasniqi i ka reaguar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt pasi ky i fundit deklaroi se nuk i dua votat e Limajt edhe nëse jeta ime varet nga ato.
Haradinaj tha se Limaj po bashkëpunon me “mashtruesin” derisa fliste për bashkëpunimin e tij me Kurtin.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është për keqardhje gjuha e përdorur sonte nga Haradinaj, derisa siç thotë Krasniqi, Limaj e kishte mbështetur atë për t’u bërë kryeministër.
“Debatin e z.Haradinaj që dëgjuam sonte i cili shpërfaq mllefin ndaj kryetarit Limaj, gjoja për tradhti se u largua nga AAK, ju rikujtojmë z.Haradinaj se kogja me krenari dikur keni prishur grupin parlamentar të NISMA-s, duke marr deputetin Haxhi Shala dhe jo vetëm, por duke ndërhyr në mesin e dy shokëve që nga fëmijëria, e që e konsideruat si sukses tuajin”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka thënë se Limaj nuk është pronë e askujt dhe se pas tij jan hiq më pak se 30 mijë mbështetës.
“Vërtet kur po ndëgjojmë liderë të subjekteve politike, duke përdorur fjalor fyes, linques dhe shumë mllef ndaj liderëve tjerë politik, më shtohet dhe më përforcohet bindja edhe më shumë se me të vërtet z.Fatmir Limaj është politikan i përmasave ndërkombëtare, i cili në fjalorin e tijë nuk ka vend për fyerjet, përqarjet siq bëjnë disa të tjerë”, ka shtuar Krasniqi.
Postimi i tij i plotë në Facebook: