Krasniqi i Nisma-s: Ne nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje, jo, rrini të qetë

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës, ish-ministri Vesel Krasniqi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend dhe nga deklarimi i Fatmir Limajt për gatishmërinë që ka në lidhje me koalicionet paszgjedhore. Limaj mbrëmë tha se s’ka vija të kuqe për koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, e kjo natyrisht që nxiti shumë diskutime.…

Lajme

21/02/2025 15:37

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës, ish-ministri Vesel Krasniqi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend dhe nga deklarimi i Fatmir Limajt për gatishmërinë që ka në lidhje me koalicionet paszgjedhore.

Limaj mbrëmë tha se s’ka vija të kuqe për koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, e kjo natyrisht që nxiti shumë diskutime.

Për këtë Krasniqi tha se dikush e ka problem për të kuptuar realitetin e kthimit të Limajt në Parlamentin e Kosovës, pavarësisht kontributit të tij të vazhdueshëm për Kosovën.

Ai madje tha se Limaj ka qenë çdoherë mbështetës i fortë i secilit që ka kontribuar për interesa të qytetarëve dhe do të vazhdojë të punojë me secilin për interesa kombëtare, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje, jo, rrini të qetë, sepse të tjerët e kanë zënë moti, duke ngrënë dreka e darka me Albin Kurtin”.

Postimi i plotë:

Fatmir Limaj është një politikan i kalibrit ndërkombëtar, dhe për këtë arsye mendimi i tij shpesh mund të duket i vështirë për t’u kuptuar nga disa.

Këta disa, e dikush duket se e kanë problem për ta kuptuar realitetin e kthimit të z. Fatmir Limajt në Parlamentin e Kosovës, pavarësisht kontributit të tij të vazhdueshëm për shtetin e Kosovës.

Lideri Limaj ka qenë gjithmonë mbështetës i fortë i secilit që ka kontribuar për interesa të qytetarëve dhe do të vazhdojë të punojë me secilin për interesa kombëtare.

Ne nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje, jo, rrini të qetë, sepse të tjerët e kanë zënë moti, duke ngrënë dreka e darka me Albin Kurtin.

Ne punojmë për interesa të qytetarëve dhe për të mirën e Kosovës, e jo për agjenda ditore dhe personale./Lajmi.net/