Krasniqi, Gashi, Berisha – cilët janë 10 mbiemrat më të shpeshtë në Kosovë?

Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta për regjistrimin e popullsisë që nga viti 2011, autoritetet kanë të dhëna për emrat e mbiemrat më të përdorur. Mbiemri më i përdorur në Kosovë te gjinia mashkullore, sipas të dhënave që lajmi.net i ka siguruar  nga Ministria e Punëve të Brendshme është mbiemri ‘Krasniqi’. “Mbiemrin Krasniqi e…

Fun

05/01/2024 13:57

Ndonëse nuk ka të dhëna të sakta për regjistrimin e popullsisë që nga viti 2011, autoritetet kanë të dhëna për emrat e mbiemrat më të përdorur.

Mbiemri më i përdorur në Kosovë te gjinia mashkullore, sipas të dhënave që lajmi.net i ka siguruar  nga Ministria e Punëve të Brendshme është mbiemri ‘Krasniqi’.

“Mbiemrin Krasniqi e kanë gjithsejt 94,218 banorë”, ka treguar kjo ministri.

E MpB thotë se mbiemrat më të përhapur për 2023 janë: Krasniqi, Gashi, Berisha, Morina, Shala, Rexhepi, Hasani, Bytyqi dhe Hoti.

“Top 10 mbiemrat më të përhapur janë: Krasniqi, Gashi, Berisha, Morina, Shala, Bytyqi, Hasani, Bajrami, Kastrati, Hoti”, thuhet në përgjigjen e MpB-së.

MpB tutje ka bërë të ditur se emri më i përdorur në Kosovë nga gjinia femërore është Fatime.

Ndërsa nuk ka sqaruar se cili emër është më i përdorur te meshkujt kosovarë. /Lajmi.net/