Krasniqi: Është jetike që kjo Qeveri e kapelave të zeza të bie
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës e cila nuk u transmetua në Radio Televizionin e Kosovës. Ai ka konsideruar se përmes kësaj, “komisarët e Kryeministrit” tentuan ta heshtin opozitën dhe ta fshehin të vërtetën, shkruan lajmi.net. Krasniqi ka thënë se është jetike që kjo Qeveri e…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës e cila nuk u transmetua në Radio Televizionin e Kosovës.
Ai ka konsideruar se përmes kësaj, “komisarët e Kryeministrit” tentuan ta heshtin opozitën dhe ta fshehin të vërtetën, shkruan lajmi.net.
Krasniqi ka thënë se është jetike që kjo Qeveri e kapelave të zeza të bie.
“Por, aferat e tyre të fundit, të cilat tashmë kanë marrë dhenë, janë më të fuqishme sesa tendencat e tyre për manipulim. Tani, nuk ka më dyshime: shteti është i kapur! Mëkatet e Qeverisë janë zbuluar. Akterët po ashtu. E prapa të gjithëve, siç e kemi ditur gjithmonë, doli ai: kryeministri i vendit. Tash kanë mbetur vetëm dy gjëra para se kjo Qeveri të bie për t’u mos u kthyer më: prokuroria të bëjë punën e saj dhe qytetarët të votojnë për largimin e saj më 9 shkurt të vitit 2025. Rikthimi i Kosovës në drejtimin e duhur, të zhvilimit dhe të integrimit euro-atlantik, e ka vetëm një adresë: Bedri Hamza dhe Partia Demokratike e Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: