Krasniqi: Besnik Bislimi dhe Albin Kurti do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve

Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reagur ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i cili ka thënë se ”progresi në procesin e integrimit evropian të Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më i madh se tash” duke e quajtur si mashtrim për qytetarët. Ajo në rrjetin social ‘’Facebook’’ ka thënë Kosova ka hyrë në vitin e…

Lajme

19/10/2024 12:46

Deputetja nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reagur ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi i cili ka thënë se ”progresi në procesin e integrimit evropian të Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më i madh se tash” duke e quajtur si mashtrim për qytetarët.

Ajo në rrjetin social ‘’Facebook’’ ka thënë Kosova ka hyrë në vitin e dytë nën sakonsionet e Be-së dhe kjo qeveri ka dështuar antarsimin në KiE.

‘’Republika e Kosovës ka hyrë në vitin e dytë nën sanksione nga BE, keni dështuar të antarësoheni në KiE dhe nuk ka asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare. Ju jeni turpi i kësaj Republike. ‘’

Tutje ajo ka shtuar se Besnik Bislimi dhe kryeministri Albin Kurti do të mbahen mend si qeverisja e mashtrimit

Besnik Bislimi dhe Albin Kurti do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve./Lajmi.net/