Krasniqi: A në tentimin e parë as të 10 nuk kalon Albulena Haaxhiu
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar për media pasi ka dështuar edhe seanca e dhjetë e Kuvendit e Kosovës. Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti nuk po pajtohet me verdiktin që ja kanë dhënë qytetarët, shkruan lajmi.net. ”Në mungesë të shumicës parlamentare, Albin Kurti dhe LVV po tentojnë në forma të…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar për media pasi ka dështuar edhe seanca e dhjetë e Kuvendit e Kosovës.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti nuk po pajtohet me verdiktin që ja kanë dhënë qytetarët, shkruan lajmi.net.
”Në mungesë të shumicës parlamentare, Albin Kurti dhe LVV po tentojnë në forma të paligjshme në forma jokushtetuesëduke e përdorur në mënyrë deklatante një njeri të moshuar që është deputet i Kosovës, z Dehari edhe sot tentuan që vullnetin e qytetarëve duke e shkelur vullnetin e qytetarëve. Qytetarët nuk na kanë votuar neve as për të shkelur ligjin as kushtetutën, por për të formuar institucione”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se Albulena Haxhiu nuk kalon.
”Ua përsëris, as në tentimin e parë as të 10 nuk kalon Albulena Haaxhiu pasi që ky kuvend nuk e meriton ta ketë në kre një njeri të tillë”, ka thënë ai.
Ai ka ftuar deputetët e VV-së që të propozojnë një kandidat që mund ti marr votat që ta konstituojnë Kuvendin.
”Pavarësisht sjelljeve të tyre, kërkesat e qytetarëve i kemi prioritet, andaj i ftojmë që ta ftojnë kandidatin, ta sjellin një propoyim i cili vërtetë mund të jetë rrugëdalje, ti marr votat dhe ta konstituojmë Kuvendin dhe ti japim rrugë afateve kushtetuese për formimin e Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se Kurti nuk i ka votat të bëhet kryeministër.
”E dimë edhe ne sic e dini edhe ju, Albin Kurti nuk ka vota të bëhet kryeministër dhe kjo është arsyeja kryesore pse po e mban peng shtetin pse po e mban peng Kuvendin sepse ndryshe i bjen që më rëndësi ka për të Albulena Haxhiu sesa votuesit e Kosovës që kanë dhënë verdiktin”, ka shtuar Krasniqi.