Kraki, që thoshte Kosova ka qenë shtet bandit para qeverisë Kurti, sulmon Kushtetuesen: Gjykata e ka tejkaluar rolin që ka

Mësuesi në një kolegj në Paris tash deputet i Vetëvendosjes ka dalë me një shkrim rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstitutive duke e keqkuptuar në tërësi prej vendimit e deri te kompetencat dhe mundësitë e Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar Kushtetun e Kosovës Kraki, me ç’shpërfaqet nga teksti i tij, nuk e kupton…

Lajme

12/08/2025 19:18

Mësuesi në një kolegj në Paris tash deputet i Vetëvendosjes ka dalë me një shkrim rreth Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstitutive duke e keqkuptuar në tërësi prej vendimit e deri te kompetencat dhe mundësitë e Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar Kushtetun e Kosovës

Kraki, me ç’shpërfaqet nga teksti i tij, nuk e kupton që janë një shumësi metodash të interpretimeve kushtetuese, gjëra që mësohen nga studentë të juridikut në nivel Bachelor, si: tekstualizimi, origjinalizmi, intepretimi sistemik, arsyetimi komparativ (etj.) – gjëra këto që vinë edhe në opinione dhe sugjerime të Komisionit të Venecias për të promovuar qasje evolutive ose dinamike kur teksti kushtetues mund të ketë boshllëqe për gjëra që s’janë paraparë në tekst.

Por, Kraki – i shkolluar në Francë – fajet i vë Gjykatës Kushtetuese pse Vetëvendosja nuk i ka votat dhe s’arrin të përmbush obligimin më elementar demokratik të të pasurit “shumicë parlamentare” për zgjedhje të Kryetarit të Kuvendit.

Postimi i Krakit: