Krahasimi që bëri Kurti të bizneseve kosovare me kriminelët në veri, Krasniqi: E turpshme, e papranueshme dhe nuk do të duhej të ndodhte asnjëherë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar para mediave pas dështimit të seancës së 23-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, e për çka ka thënë se është bllokadë e inicuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ka thënë se sot në këtë situatë do të duhej të diskutonin për vendimet e ZRrE-së për tregun e lirë të…

Lajme

29/05/2025 11:51

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar para mediave pas dështimit të seancës së 23-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, e për çka ka thënë se është bllokadë e inicuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thënë se sot në këtë situatë do të duhej të diskutonin për vendimet e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë elektrike, vendim ky që sipas Krasniqit është “i turpshëm”.

“Sot, do duhej që ne të ishim duke diskutuar për vendimet e tmerrshme që ZRrE iu ka imponuar bi8zneseve më të mëdha të Kosovës, bizneseve prodhuese që punësojnë numrin më të madh të punëtorëve të sektorit privat. Por, ky bllokim natyrisht që na e pamundëson një gjë të tillë. Me këtë rast, unë në emër të PDK e shpreh solidarizimin tonë me mbi 140 mijë punëtorë të mbi 1 mijë bizneseve kosovare të cilët sot në masë të madhe janë duke protestuar simbolikisht, duke dal nëpër rrugë magjistrale që e rrethojnë Prishtinën, për tu dëgjuar zëri i tyre që deri tani është injoruar pikërisht nga Qeveria dhe organet vartëse të tyre të cilat tashmë kanë vendosur të ua shtrenjtojnë tarifat, jo më 16% siç na e kanë shtrenjtu të gjithëve për herën e tretë po gati 300%”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e Kurtit ku i krahasoi bizneset e Kosovës me bandat kriminale në veriun e vendit.

“Është e turpshme që kryeministri në detyrë i krahason punëtorët e Kosovës, bizneset e Kosovës me grupet dhe bandat kriminale në veriun e vendit të cilat në të kaluarën në shumë raste kanë vënë barrikada dhe i kanë bllokuar rrugët atje. Kjo është e turpshme, e papranueshme dhe nuk do të duhej të ndodhte asnjëherë. Ne sot po flasim jo për 1% po për mbi 50% të të punësuarve në sektorin privat”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se vendimi i ZRrE-së do të rrezikoj deri në mbyllje të bizneseve, shkruan lajmi.net.

“Nga ky vendim do të rrezikohen deri në mbyllje nga ngritja e tarifave që e ka mundësuar kjo Qeveri dhe ZRrE-ja që vepron në sinkron me ta i punësojnë mbi 140 mijë punëtorë. Është e tmerrshme që kemi në detyrë një Qeveri që nuk mendon për sektorin provat dhe të punësuarit në këtë sektor, por përkundrazi ua rrezikon vendet e punës sepse kurrë nuk e kemi pas më keq bilancin tregtar. Nuk ka pas asnjëherë më parë më shumë import në raport me eksportin dhe këto vendime që hyjnë në fuqi me 1 qershor vetëm do ta rëndojnë situatën. Nëse nuk anulohet ky vendim do të ketë ngritje të çmimeve që do t’i paguajnë qytetarët dhe do të rris inflacionin”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka paralajmëruar se nga nesër, PDK do të filloj betejë ligjore për këtë vendim.

“PDK nesër do të filloj betejën ligjore për këtë rast. Ne kemi shpresuar se do të ketë racionalitet dhe ta shtyej vendimin sepse e vërteta nuk është se nuk mund të kesh treg të hapur kur nuk ke kompani, është vetëm një që shet rryme. 19 të licencuara është vetëm një mashtrim sepse 18 prej tyre nuk ofrojnë shërbim, është vetëm një është monopol. Ky vendim do të duhej të shtyhej derisa të ketë treg të lirë. Nesër do të bëjmë kundërshtim administrativ, si hap të parë në ZRrE për të vazhduar betejën ligjore deri në anulimin e këtij vendimi që është krim kundër ekonomisë së vendit”, ka shtuar Krasniqi. /Lajmi.net/