Krahasimi Mars 2025 – Mars 2026 | Energjia elektrike shënon rritje të fortë brenda një viti

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, çmimet e energjisë elektrike në Kosovë kanë shënuar rritje të konsiderueshme gjatë muajit mars 2026. Në krahasim me marsin e vitit 2025, energjia elektrike është shtrenjtuar mesatarisht për 17,4%, duke qenë një ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e përgjithshme të inflacionit…

Lajme

11/04/2026 19:16

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, çmimet e energjisë elektrike në Kosovë kanë shënuar rritje të konsiderueshme gjatë muajit mars 2026.

Në krahasim me marsin e vitit 2025, energjia elektrike është shtrenjtuar mesatarisht për 17,4%, duke qenë një ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e përgjithshme të inflacionit prej 6,7% në këtë periudhë, transmeton lajmi.net.

Kjo rritje e çmimeve të energjisë vjen në një kohë kur edhe shpenzimet tjera të jetesës janë në rritje, duke përfshirë karburantet, shërbimet e banimit dhe produktet ushqimore.

Sipas ASK-së, shtrenjtimi i energjisë elektrike ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kostos së jetesës për qytetarët dhe bizneset.

Përveç energjisë elektrike, rritje të ndjeshme janë regjistruar edhe te furnizimi me ujë dhe shërbimet e banimit, si dhe te karburantet, duke reflektuar një presion të përgjithshëm mbi buxhetin familjar.

Komunikata e plotë: 

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin mars 2026, viti bazë 2015=100.

Çmimet e konsumit kishin një shkallë të rritjes për 6,7 % vjetore dhe 1,5 % mujore

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 6,7 % në muajin mars 2026, krahasuar me muajin mars 2025. Inflacioni mujor ishte 1,5 % në muajin mars 2026.

Mars 2026 / Mars 2025    6,7 %

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 6,7 %  në muajin Mars 2026 krahasuar me muajin Mars 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (42,5%), biletat e fluturimeve (38,4%), furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (31,9%), energjia elektrike (17,4%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (17,4%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (15,6%), pushime të organizuara (13,2%), pemët (13,1%), mishi (12,4%), kafja, çaji dhe kakao  (7,8%),

shërbimet hoteliere (6,9%), prodhimet ushqimore (6,8%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat  (5,7%), shërbimet ambulantore (5,6%), kujdesi personal (5,2%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,1%), perimet  (4,9%), gjërat personale (4,4%), buka dhe drithërat (4,1%), duhani  (4,1%), pijet alkoolike (3,9%), produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (3,9%), mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (3,8%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht (3,8%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (3,4%), qumështi, djathi dhe vezët (3,4%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (2,7%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (2,3%), veshje (2,2%) dhe ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe me nje ndikim te vogel në IHÇK me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 6,7 për qind në IHÇK-it..

Mars 2026 / Shkurt 2026   1,5 %

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,5 %  në muajin Mars 2026 krahasuar me muajin Shkurt 2026.Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (25,8%), perimet (3,7%), pemët (1,5%) dhe mishi (0,3%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,7 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: energjia elektrike (-3,7%) dhe lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-2,2%) me një ndikim prej -0,2 për qind në IHÇK-it./lajmi.net/