KQZ vendos: Fushata për zgjedhjet lokale fillon me 13 shtator
Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur afatet dhe planet për aktivitetet kryesore në zgjedhjet lokale. Fushata do të filloj me datën 13 shtator dhe do të vazhdoj deri me 12 tetor, shkruan lajmi.net Partitë kanë kohë deri me 23 qershor që të deklarojnë nëse kanë koalicione para zgjedhore. Po ashtu, deri me atë datë kanë kohë…

Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur afatet dhe planet për aktivitetet kryesore në zgjedhjet lokale.
Fushata do të filloj me datën 13 shtator dhe do të vazhdoj deri me 12 tetor, shkruan lajmi.net
Partitë kanë kohë deri me 23 qershor që të deklarojnë nëse kanë koalicione para zgjedhore.
Po ashtu, deri me atë datë kanë kohë për t’u regjistruar për mospjesëmarrje në zgjedhje.
Nga 26 qershori deri me datën 13 gusht, partitë kanë kohë të dorëzojnë listat me kandidatë.
Periudha e votimit me postë do të jetë nga data 17 shtator deri me 11 tetor, kurse periudha e aplikimit për t’u regjistruar për votim me postë fillon nga 23 korriku deri me 29 gusht.
Njoftimi i plotë:
KQZ miraton afatet dhe planin e aktiviteteve për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale
Prishtinë, 11 qershor 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 36-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, të parën pas caktimit të datës 12 tetor 2025 për mbajtjen e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, KQZ mori vendim për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për miratimin e formulës e cila do të zbatohet gjatë formimit të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve. Sipas kësaj formule, parashihet që të emërohen më shumë se 220 përfaqësues të subjekteve politike në KKZ.
Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së, duke garantuar ligjshmëri, legjitimitet dhe efikasitet të procesit zgjedhor./lajmi.net/