KQZ vendos: 949 qendra të votimit në Kosovë, dhe 70 sosh jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme, mori vendim për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, në të cilat do…

Lajme

05/05/2026 16:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme, mori vendim për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit është: 949. Nga ky numër i përgjithshëm, 911 Qendra të Votimit do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërkaq në 38 të tjera, nga një për çdo komunë, vetëm për votimin me kusht. Gjithashtu, KQZ mori vendim për miratimin e listës së 38 Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), në të cilat do të zhvillohen aktivitet pas ditës së zgjedhjeve për numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimin e rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve në ditën e zgjedhjeve.

Në pikën tjetër, KQZ mori vendim për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në përfaqësi diplomatike dhe catoi numrin maksimal të votuesv që mund të regjistrohen për votim fizik më 6 qershor. Sipas vendimit të KQZ-së, procesi i votimit planifikohet të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me gjithsej 70 vendvotime, prej të cilave 33 ambasada dhe 15 konsullata. Ndërkaq, numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për të votuar në këto Qendra të Votimit ëshë 66,450.

Kufizimi i numrit maksimal të votuesve që mund të regjistrohen vlen vetëm për votimin në përfaqësi diplomatike, ndërkaq numri i votuesve që mund të regjistrohen për votim përmes postës është i pakufizuar. Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës.

Në Rregulloren Zgjedhore për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ ka vendosur se nëse numri i votuesve të regjistruar për votim në një përfaqësi diplomatike është nën 50, votimi fizik në atë përfaqësi nuk do të organizohet dhe votuesit e regjistruar do të kalojnë automatikisht në statusin e votuesve përmes postës dhe për këtë do të njoftohen nga KQZ.

Këto do të jenë qendrat e votimit jashtë vendit: 

Australi – 1

Austri – 2

Belgjikë – 3

Bullgari – 1

Bangladesh – 1

Çeki – 1

Danimarkë – 1

Emiratet e Bashkuara Arabe – 1

Francë  – 3

Gjermani – 16

Poloni – 1

Portugali – 1

Panama – 1

Slloveni – 1

Suedi – 2

Senegal – 1

Shqipëri – 1

SHBA – 4

Tajlandë – 1

Turqi – 2

Zvicër – 7

Holandë – 1

Hungari – 1

Itali – 2

Izrael – 1

Japoni – 1

Katar – 1

Kanadë – 2

Kolumbi – 1

Kroaci – 1

Mali i Zi – 1

Maqedoni e Veriut – 1

Mbretëria e Bashkuar – 3

Mbretëria e Arabisë Saudite – 1

Norvegji – 1