KQZ publikon orarin e konferencave për Ditën e Zgjedhjeve Lokale në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur orarin e konferencave për Ditën e Zgjedhjeve Lokale, e cila mbahet më 12 tetor 2025. Këto konferenca do të shërbejnë për të informuar opinionin publik mbi rrjedhën e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në votime, raporton lajmi.net Sipas njoftimit të KQZ-së, gjatë ditës do të…

Lajme

11/10/2025 12:12

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur orarin e konferencave për Ditën e Zgjedhjeve Lokale, e cila mbahet më 12 tetor 2025.

Këto konferenca do të shërbejnë për të informuar opinionin publik mbi rrjedhën e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në votime, raporton lajmi.net

Sipas njoftimit të KQZ-së, gjatë ditës do të mbahen pesë konferenca, ku do të prezantohen statistikat më të fundit dhe të dhënat relevante për zgjedhjet.

Orari i konferencave është si më poshtë:

  • 08:00 – Konferenca e parë: Njoftim për fillimin e procesit të votimit.

  • 11:30 – Konferenca e dytë: Informacion për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 dhe për ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor.

  • 15:30 – Konferenca e tretë: Të dhëna mbi pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00 dhe vlerësim të përgjithshëm të mbarëvajtjes së zgjedhjeve deri në atë kohë.

  • 19:30 – Konferenca e katërt: Njoftim për përfundimin e procesit të votimit, pjesëmarrjen përfundimtare të qytetarëve dhe fillimin e procesit të numërimit të votave.

  • Konferenca e pestë: Do të mbahet për publikimin e rezultateve preliminare të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe Kuvendet Komunale. Koha e saktë e kësaj konference do të njoftohet më vonë nga KQZ./Lajmi.net/