KQZ përmbyll numërimin në 21 komuna, procesi vazhdon në komunat e mbetura

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri të enjten në mbrëmje (ora 21:30), ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për gjithsej 21 komuna të Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së, në këto komuna janë përmbyllur aktivitetet e numërimit të votave për kandidatët për kuvende komunale. Komunat ku…

Lajme

16/10/2025 22:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri të enjten në mbrëmje (ora 21:30), ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për gjithsej 21 komuna të Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së, në këto komuna janë përmbyllur aktivitetet e numërimit të votave për kandidatët për kuvende komunale. Komunat ku është përmbyllur numërimi janë: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), si dhe Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Ferizaj (e enjte), transmeton lajmi.net.

Paralelisht me këtë proces, po zhvillohet edhe verifikimi i rezultateve për zgjedhjet e kryetarëve të komunave, si dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike për kuvendet komunale. Ky hap është kyç për garantimin e rregullsisë, transparencës dhe besueshmërisë së rezultateve zgjedhore.

KQZ njofton se procesi i numërimit dhe verifikimit do të vazhdojë edhe në komunat e tjera në ditët në vijim, përderisa pritet që të gjitha rezultatet të përmblidhen përfundimisht përpara çertifikimit zyrtar të zgjedhjeve./lajmi.net/