KQZ për procesin e certifikimit të rezultateve: Është në fazën e ankesave, po presim vendimet e institucioneve përkatëse

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, është deklaruar në lidhje me procesin zgjedhor të 9 shkurtit 2025. Ka një javë që procesi i numërimit të të gjitha votave ka përfunduar, por që certifikimi i rezultati zgjedhor ende nuk është bërë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i tha Lajmi.net se ky proces tani është në fazën e…

Lajme

21/03/2025 18:56

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, është deklaruar në lidhje me procesin zgjedhor të 9 shkurtit 2025.

Ka një javë që procesi i numërimit të të gjitha votave ka përfunduar, por që certifikimi i rezultati zgjedhor ende nuk është bërë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i tha Lajmi.net se ky proces tani është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare që janë shpallur nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Zgjedhjeve më 15 mars 2025.

Elezi tutje tha se KQZ-ja do të presë vendimet e institucioneve përkatëse dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare.

“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, tha Elezi./Lajmi.net/