KQZ nis përgatitjen e fletëvotimeve për diasporën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e përgatitjes së fletëvotimeve për diasporën. Sipas KQZ-së, këtë herë janë thyer rekordet e vitit 2021, me mbi 140 mijë aplikime për votim nga diaspora. Nga këto, 109 mijë janë pranuar, ndërsa rreth 7 mijë janë refuzuar për arsye të ndryshme. Votimi jashtë vendit përmes postës pritet të…

Lajme

20/05/2026 18:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e përgatitjes së fletëvotimeve për diasporën.

Sipas KQZ-së, këtë herë janë thyer rekordet e vitit 2021, me mbi 140 mijë aplikime për votim nga diaspora. Nga këto, 109 mijë janë pranuar, ndërsa rreth 7 mijë janë refuzuar për arsye të ndryshme.

Votimi jashtë vendit përmes postës pritet të nisë më 25 maj dhe të përfundojë më 6 qershor. Ndërkohë, votimi në përfaqësitë diplomatike do të mbahet një ditë para zgjedhjeve.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor.