Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe tjetërsim pronash në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, pas një hetimi disa mujor të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Sipas njoftimit, më 20.05.2026, në kuadër të rastit “Pronat në Prizren”, janë realizuar urdhra për kontroll dhe…

Lajme

20/05/2026 17:55

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, pas një hetimi disa mujor të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Sipas njoftimit, më 20.05.2026, në kuadër të rastit “Pronat në Prizren”, janë realizuar urdhra për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës, të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda.

Hetimet kanë zbuluar dyshime se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente dhe një letërnjoftim të Serbisë në emër të një personi të vdekur prej dekadash, duke e paraqitur si person tjetër për të realizuar marrëveshje ndërmjetësimi dhe më pas për të ndikuar në Drejtorinë e Gjeodezisë dhe Kadastrit në Prizren.

Përmes kësaj skeme dyshohet se janë tjetërsuar 18 parcela toke me sipërfaqe rreth 3.60 hektarë, me vlerë të përafërt rreth 1 milion euro.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar një laptop, dy telefona, 14,600 euro si dhe dokumente të ndryshme që mund të shërbejnë si prova në procedurë të mëtejme.

Njëri nga të dyshuarit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje, një tjetër është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa personi i tretë ndodhet në kërkim policor. /Lajmi.net/