KQZ nesër nis dërgimin e fletëvotimeve për 58 mijë votues në diasporë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të fillojë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës dhe që janë regjistruar për të votuar përmes postës. Bëhet fjalë për rreth 58 mijë votues që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, të cilëve KQZ-ja do t’ua dërgojë në adresën e tyre pakon me fletëvotim. Kjo është konfirmuar…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të fillojë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës dhe që janë regjistruar për të votuar përmes postës.
Bëhet fjalë për rreth 58 mijë votues që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, të cilëve KQZ-ja do t’ua dërgojë në adresën e tyre pakon me fletëvotim.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Gjatë ditës së nesërme (e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, tha ai për klankosova.