KQZ: Në zgjedhjet e 9 shkurtit mund të votohen deri në 10 kandidatë për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur fushatën për të informuar votuesit rreth procesit të votimit. KQZ ka bërë të ditur se për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë…

Lajme

17/10/2024 12:13

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur fushatën për të informuar votuesit rreth procesit të votimit.

KQZ ka bërë të ditur se për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik.

Mënyra e votimit është kjo: Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kanadidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë./Lajmi.net/
Për më shumë video më poshtë