KQZ kufizon shpenzimet e fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të kufizojë shpenzimet e subjekteve politike për fushatën zgjedhore të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që do të mbahet më 9 nëntor 2025. Vendimi është marrë me procedurë qarkulluese gjatë mbledhjes së kryesuar nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, raporton lajmi.net Sipas këtij vendimi,…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të kufizojë shpenzimet e subjekteve politike për fushatën zgjedhore të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, që do të mbahet më 9 nëntor 2025.
Vendimi është marrë me procedurë qarkulluese gjatë mbledhjes së kryesuar nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, raporton lajmi.net
Sipas këtij vendimi, kufiri maksimal i shpenzimeve për fushatën e raundit të dytë është përcaktuar në 2 milionë e 633 mijë e 344 euro, që korrespondon me 2 euro për çdo votues të regjistruar në listën e votuesve brenda vendit, e cila përmban gjithsej 1 milion e 316 mijë e 672 votues.
Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që garojnë në raundin e dytë do të zhvillohet nga 3 nëntori deri më 9 nëntor, në orën 06:59 të mëngjesit.
KQZ ka bërë të qartë se asnjë subjekt politik nuk mund ta tejkalojë vlerën e përcaktuar të shpenzimeve në komunat ku garon për kryetar në rrethin e dytë të zgjedhjeve./Lajmi.net/