KQZ: Janë rinumëruar fletëviotimet në 120 nga 914 vendvotime në shtatë Komuna
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat është marrë vendimi që të rinumërohen. Nga e marta në ora 18:00 deri sot në ora 10:00, janë rinumëruar 120 nga 914 vendvotime, pesë prej tyre në Deçan, 15 në Gjakovë, shtatë në Gllogoc, 13 në…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat është marrë vendimi që të rinumërohen.
Nga e marta në ora 18:00 deri sot në ora 10:00, janë rinumëruar 120 nga 914 vendvotime, pesë prej tyre në Deçan, 15 në Gjakovë, shtatë në Gllogoc, 13 në Gjilna, 57 në dragash, gjashtë në Istog dhe 17 në Kaçanik.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ , në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.
“Sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut)”, ka njoftuar KQZ. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: