KQZ-ja nuk e certifikon motrën e Donika Kadajt në listën boshnjake VAKAT
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar motrën e Donika Kadajt-Bujupit, që kishte kandiduar me listën e koalicionit VAKAT. Kjo erdhi pas një debati të ashpër në KQZ. Aty anëtari boshnjak akuzoi se ka pasur falsifikime e manipulime, me qëllim që Ena Kadaj, motra e Donika Kadajt, edhe pse vazhdimisht e ka deklaruar veten…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar motrën e Donika Kadajt-Bujupit, që kishte kandiduar me listën e koalicionit VAKAT.
Kjo erdhi pas një debati të ashpër në KQZ.
Aty anëtari boshnjak akuzoi se ka pasur falsifikime e manipulime, me qëllim që Ena Kadaj, motra e Donika Kadajt, edhe pse vazhdimisht e ka deklaruar veten shqiptare, për arsye politike është deklaruar boshjake.
Si rezultat, lista e koalicionit VAKAT u certifikua pa emrin e Ena Kadaj.
Skandalin e bënë më të madh fakti që vetë Ena Krasniqi, në vitin 2009, kishte qenë pjesë e listës së AAK-së në Istog.