KQZ-ja nuk akrediton vëzhguesit e 7 organizatave për zgjedhje e 12 tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të hënën ka miratuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar për mos certifikimin e shtatë (7) organizatave jo-qeveritare e vëzhguesve të tyre për zgjedhjet komunale të 12 tetorit. Ndërsa, rekomandimi erdhi pas kërkesës së anëtarëve të KQZ-së për të vlerësuar aplikimin për akreditimin e vëzhguesve të këtyre…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të hënën ka miratuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar për mos certifikimin e shtatë (7) organizatave jo-qeveritare e vëzhguesve të tyre për zgjedhjet komunale të 12 tetorit.
Ndërsa, rekomandimi erdhi pas kërkesës së anëtarëve të KQZ-së për të vlerësuar aplikimin për akreditimin e vëzhguesve të këtyre shtatë organizatave jo-qeveritare.
Sipas KQZ-së, bëhet fjalë për OJQ: Qendra Rinore Shtime që kishet aplikuar me 49 vëzhgues, Centre for social inclusion Gracanica – CSIG me 36 vëzhgues, NVO PBG, 18 vëzhgues, Shoqata Qytetare RESTART me 46 vëzhgues; Shoqata e Grave “shtëpia Jonë” me 52 vëzhgues, Fuqia e zërit me 259 vëzhgues si dhe Qendra Kulturore Orfeu me 53 vëzhgues.
Përveç kësaj, KQZ ka bërë kërkesë edhe për rishqyrtimin e akreditimit edhe për katër OJQ të tjera. Arsyet e kësaj kërkese ishin sepse disa nga OJQ-të kanë ndërruar statutin e tyre gjatë këtij viti dhe kanë shtuar veprimtarinë e vëzhgimit në procese zgjedhore.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi tha se pas verifikimeve të shumta që janë bërë, edhe pse përtej çka kërkohet nga ligji, rekomandon që këto OJQ të mos akreditohen si organizata vëzhguese.
“Ne kemi organizata jo qeveritare që qëllimin dhe fushëveprimin e kanë ndërruar. Më 29 maj ishte njëra, tjetra me 25 shtator të këtij viti. Do të thotë se nëse e shohim historikun e tyre të veprimit, këto organizata kurrë nuk janë marrë me procese zgjedhore dhe nëse e marrim për bazë nenin 54 të ligjit për zgjedhje të përgjithshme, kur thuhet se merret me zgjedhje dhe me të drejta të njeriut i bie që këto organizata duhet ta kenë një përvojë sidomos në aspektin zgjedhor, të cilën nuk e kanë. Pastaj, përveç kësaj ne i kemi verifikuar edhe vëzhguesit edhe pse nuk është kriter ligjor verifikimi i vëzhguesve, por ideja është që është dashur të bëhen verifikime përtej asaj çka obligohemi si zyrë. Duke marrë parasysh të gjithë këto fakte, për këto shtatë organizata ne kemi ardhur në përfundim që nuk duhet të akreditohen dhe rekomandojmë të mos akreditohen si organizata vëzhguese”,tha ai
Po ashtu, KQZ mori vendim për miratimin e procedurës për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për Zgjedhjet Lokale 2025. Ky dokument përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha aktivitetet dhe procedurat që zhvillohen në QNR.
Në QNR bëhet numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, rinumërimi eventual i vendvotimeve me vendim të KQZ-së, PZAP-së dhe Gjykatës Supreme, si dhe tabulimi dhe publikimi i rezultateve përfundimtare.
KQZ mori vendim për miratimin e procedurës për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për Zgjedhjet Lokale 2025. Ky dokument përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha aktivitetet dhe procedurat që zhvillohen në QNR. Në QNR bëhet numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, rinumërimi eventual i vendvotimeve me vendim të KQZ-së, PZAP-së dhe Gjykatës Supreme, si dhe tabulimi dhe publikimi i rezultateve përfundimtare./kp